Rreth Nesh
Të-Pathënat është një hapësirë ku mund të shprehësh fjalët që të kanë mbetur prej kohësh në zemër, por që nuk ke mundur t'i thuash me zë të lartë. Qoftë dashuri, mirënjohje, pendesë dhe kërkim falje ose kujtime që dëshironi të ndani, platforma jonë ju lejon t’i shkruani mesazhe anonime kujtdo.
E filluam Projektin Të-Pathënat në vitin 2024, të frymëzuar nga Projekti Unsent, një platformë në gjuhën angleze që shërben gjithashtu si koleksion mesazhesh anonime.
Duke dashur ta sjellim një platformë të ngjashme në Shqipëri, krijuam Të-Pathënat. Tashmë ka evoluar në formën e një ditari dixhital, përtej qëllimit fillestar të krijimit.
Të gjitha tekstet që dërgohen, ruhen në arkivën tonë online, tërësisht anonime.
Besojmë se shpesh herë disa nga ndjenjat më me rëndësi për ne mbeten Të Pathëna, kështu që shkruajeni atë që keni dashur gjithmonë të thoni dhe lërini fjalët tuaja të gjejnë rrugën e tyre tek ata që dikur kanë patur ose ende ende kanë një vend të veçantë në zemrën tuaj.