Rreth Nesh

Të-Pathënat është një hapësirë ku mund të shprehësh fjalët që të kanë mbetur prej kohësh në zemër, por që nuk ke mundur t'i thuash me zë të lartë. Qoftë dashuri, mirënjohje, pendesë dhe kërkim falje ose kujtime që dëshironi të ndani, platforma jonë ju lejon t’i shkruani mesazhe anonime kujtdo.

E filluam Projektin Të-Pathënat në vitin 2024, të frymëzuar nga Projekti Unsent, një platformë në gjuhën angleze që shërben gjithashtu si koleksion mesazhesh anonime.

Duke dashur ta sjellim një platformë të ngjashme në Shqipëri, krijuam Të-Pathënat. Tashmë ka evoluar në formën e një ditari dixhital, përtej qëllimit fillestar të krijimit.

Nisur më 28 Korrik, 2024.

365 Ditë Fjalësh të Pathëna

150,000+

Pas një viti, mbi 150,000 mesazhe kanë gjetur shtëpinë e tyre këtu. Për të gjithë ata që na besuan fjalët e tyre—faleminderit që ndatë zemrën tuaj me ne. Historitë tuaja, emocionet tuaja, dhe guximi juaj për të shprehur atë që dikur mbeti i pathënë kanë ndërtuar këtë komunitet të bukur. Për shumë fjalë të pathëna të tjera që do të gjejnë zërin e tyre.

Çfarë do të thotë emri

“Të pathënat” janë gjërat që donim t'i thoshim dhe nuk i thamë kurrë. Emri përshkruan çdo mesazh në faqe: fjalë që qëndruan në zemrën e dikujt derisa gjetën vend këtu.

Si publikohen mesazhet

Për të shkruar nuk të duhet llogari. Shkruan emrin e personit të cilit i drejtohet mesazhi, zgjedh një ngjyrë dhe shkruan. Çdo mesazh kontrollohet nga një filtër automatik dhe, kur duhet, nga një moderator para se të shfaqet, dhe lexuesit mund të raportojnë çdo gjë që shkel rregullat e komunitetit.

Harta e Kujtimeve

Disa kujtime i përkasin një vendi. Në Hartën e Kujtimeve mund të vendosësh një kujtim aty ku ndodhi — për veten, për dikë tjetër ose për të gjithë — dhe të eksplorosh çfarë kanë lënë të tjerët në hartë.

Si mbështetet Të Pathënat

Leximi dhe dërgimi i mesazheve është falas. Mbajtja e faqes nuk është, ndaj ajo mbështetet nga donacionet përmes Buy Me a Coffee dhe nga reklamat.

Na kontaktoni

Keni një pyetje, një problem me një mesazh apo një ide? Do të na vinte mirë t'ju dëgjonim.